Foto: Ilustrim
K.R.U.“Hidroregjioni Jugor“ SH.A në Prizren njofton të gjithë konsumatorët e Malishevës konkretisht të fshatrave: Gurbardh, Tyrjakë, Lumishtë dhe Burim, te cilët furnizohen me ujë nga puset ne Gurbardh, si pasoje e tërmetit te datës 26.11.2019 kanë shterruar të tre puset.
Këtë fakt e ka konstatuar sot ekipa e operativës pran Njësisë në Malishevë, prandaj të nderuar konsumator, kërkojmë mirëkuptimin tuaj te plotë pasi me këtë rast nuk do te keni ujë për pije deri sa te bëjmë zgjidhje, thuhet në njoftimin e K.R.U.“Hidroregjioni Jugor“ ./tvprizreni.info/